Këshilltarët e Parlamentit lokal kanë miratuar sot njëzëri vendimin për huamarrje të komunës së Ulqinit me vlerë 20 milion euro tek banka gjermane KhW.
Këto mjete do të përdoren për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në territorin e komunës së Ulqinit.
Kuvendi njëkohësisht ka formuar Komisionin për mbikëqyrje dhe përcjellje të këtyre projekteve, prej përfaqësuesve të të gjithë grupeve parlamentare ndërsa në krye të tij do të jetë Rexhep Tagani nga PDS-ja opozitar.