KK: MIRATOHET VENDIMI PËR NDËRTIMIN E AKVA-PARKUT

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitKuvendi komunal i Ulqinit solli sot vendimin për dhënien me qira të tokës për ndërtimin e akva parkut në Shtoj.

Toka me sipërfaqe prej rreth 27 mijë metër katror jepet me qira për 30 vite. Çmimi fillestar i qirasë për metër katror është 1,1 euro.

Kryetari i komunës së Ulqinit tha që në këtë mënyrë është çuar mesazhi i mirë investitorëve. “Ulqini do të bëhet qytet me akva-parkun më të madh dhe më atraktiv në regjion”, tha ai duke theksuar që realizimi i këtij investimi, me vlerë prej rreth pesë milion euro, do të nis në tetor, ndërsa do të mbarojë në prill të vitit të ardhshëm.

Këshilltarët e Partisë demokratike të socialistëve, Unionit demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë socialiste popullore kanë theksuar që kjo tokë është lëndë e restitucionit dhe që ekziston një sërë vendesh tjera në Ulqin që mund të jepen me qira për qëllim të parashikuar. Ato, si dhe këshilltari i Frontit demokratik, kanë lëshuar mbledhjen në momentin e votimit.

“Të vetëdijshëm për faktin që kjo pronë është lëndë e restitucionit, si akt të veprës së mirë, ne kemi miratuar përfundimet  ku të gjitha të drejtat dhe detyrimet të cilat komuna i ka si qiradhënës ja dorëzon kërkuesit të kësaj tokë nëse ajo i kthehet me vendim të organeve shtetërore, ndërsa është dhënë mundësia që të merret pronë tjetër me vlerë të njëjtë në pronësi të komunës”, tha kryetari i KK Fuad Haxhibeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do