KK: MOSMARRËVESHJE NË KOALICION, REFUZOHET PROPOZIMI I CUNGUT

Loro Nrekiq, Kuvendi, SkupstinaKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit kanë miratuar sot Programin e rregullimit hapësinor për viti 2016.

Mirëpo, ato nuk votuan për plotësimin e këtij programi të cilin dje në procedurë parlamentare e dërgoi kryekomunari Nazif Cungu.

Kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq tha se diçka e tillë nuk është dakorduar në nivel të koalicionit. „Ky propozim është i shpejtuar dhe për këtë mund të flasim vetëm në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit lokal“, shtoi ai.

Kjo pikë tregoi që në koalicionin qeverisës ka mosmarrëveshje, gjë që u tregua gjatë zgjatjes së kësaj mbledhje. Edhe pse ai përbëhet prej 27 nga gjithsej 33 këshilltarë, shpesh kishte mungesë kuorumi.

Në një moment Nrekiq i tha pushtetit ekzekutiv se duhet të jetë „i qetë dhe gjakftohtë dhe të dëgjojë këshilltarët“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…