KK MZ Pozitiv: ABAZOVIQ KRYETAR

Dritan Abazoviq, Abazovic Deputeti i Malit të Zi Pozitiv në Parlamentin shtetëror Dritan Abazoviq është zgjedhur për kryetarin e Këshillit komunal në Ulqin, është lajmëruar nga kjo parti.

Abazoviq mbas zgjedhjes për njeriun e parë të Këshillit komunal ka thënë që partia e tij ka program real dhe të realizueshëm, ndërsa qytetarët e Ulqinit më në fund kanë shansin të votojnë për partinë që e do qytetin e vet.

“Të gjithë që deri tani ishin në pushtet kanë treguar që të vetmen gjë që kanë të rëndësishme është interesi personal dhe kanë bërë çdo gjë që qyteti të stagnoi. Me Malin e Zi Pozitiv qytetarët kanë shansin për ardhmëri më të mirë”, tha Abazoviq dhe shtoi që kjo parti në zgjedhjet lokale të 26 janarit do të marrë pjesë vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi