KK PDS dhe mediat: BASHOVIQ NJËHERË THA, PASTAJ E MOHOI

OLYMPUS DIGITAL CAMERAKolegu nga “Pobjeda” Radomir Tomiq u nis dje nga Podgorica të raportojë nga mbledhja e Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin sepse sekretari i këtij trupi, Borisllav Bashoviq, i tha më herët se “prania e gazetarëve është e padiskutueshme, madje e dëshirueshme”.

Por, mbasi që fotoreporterët dhe kameramanët e kryen pjesën e vet të punës në fillim të mbledhjes, pikërisht Bashoviq, i cili drejtoi mbledhjen e djeshme, i tha gazetarëve se mbledhja është e mbyllur për opinion dhe i luti të lëshojnë sallën.

Tomiq u befasua me këtë veprim, sepse vërtetimin që mund ta përcjell mbledhjen e KK-së e morri pikërisht nga Bashoviqi të martën, në bisedën e cila, siç shkruan “Pobjeda”, është bërë rreth orës 14.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi