Në Sallën e madhe të komunës sonte në ora 20 do të mbahet mbledhja e Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve, në të cilën do të zgjidhet kryetari i kësaj parti në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Në mbledhjen e kaluar për këtë funksion janë propozuar gjashtë anëtarë: Arjan Lamoviq, Bojan Gjakonoviq, Ilmija Dervishi, Loro Nrekiq, Muho Spuzha dhe Rexhep Taganoviq.
Të hënën Komisioni statutor i PDS-së ka arritur përfundimin se në Konventën zgjedhore të kësaj parti, më 11 prill, kishte parregullsi, por që ato nuk janë aq të mëdha sa të shkaktojnë anulimin e rezultateve të konventës, siç kërkuan disa anëtarë.