Nga shërbimi i Kuvendit komunal të Ulqinit sot këshilltarëve iu dërguan materialet për disa pika të cilat do të gjenden në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit lokal, mëson Portali Ul-info.
Për datën e saktë të mbledhjes do të arrihet marrëveshja në Kolegjiumin i cili tek kryetari i KK-së do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.
Pritet që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, përveç të tjerash, të miratohen disa plane detaje urbanistike, si dhe të sillen vendimet për parkingun dhe kompletimin e parcelave urbanistike.









