KK: SEANCË E JASHTZAKONSHME PËR KREDI?

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitDrejtuesit e komunës së Ulqinit do të propozojnë mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën do të bihet vendimi për të drejtën e disponimit të tokës komunale ndërtimore në mënyrë që të merret kredia nga Atlas banka, mëson Portali Ul-info.

Ato pohojnë që e gjithë procedura është kryer dhe që është e panevojshme humbja e kohës duke pritur edhe dy javë deri në mbajtjen e mbledhjes së rregulltë në situatë kur punëtorët në administratën lokale dhe ndërmarrje publike me muaj janë pa rroga.

Po ashtu, një pjesë prej 1,2 milion euro nga kredia do të shfrytëzohet për “makijazhin” e qytetit para sezonit dhe përfundimin e investimeve të filluara, si rregullimi i hapësirës tek “Hollegroja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi