KK: TË PREMTEN MBLEDHJA

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti ka thirr për 8 gusht (të premten) Mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të Parlamentit lokal.

Sipas propozimit, në këtë seancë do të diskutohet për 13 pika të rendit të ditës. Këshilltarët do të sjellin Vendimin për dhënien e hipotekës për marrjen e kredisë prej pak më shumë se gjysmë milioni euro nga Fondi zhvillimor investues, si dhe të vërtetohet Plani i vendosjes së objekteve të përkohshme për vitin vijues dhe Propozimi i llogarisë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin e kaluar me Raportin e revizionit të kryer.

Në rendin e ditës këtë javë gjenden dhe raportet për punë të ndërmarrjeve publike si themelues i vetëqeverisjes lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi