KK: U MIRATUA BUXHETI

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitKëshilltari i Kuvendit komunal të Ulqinit kanë miratuar të hënën buxhetin për vitin 2014 në nivelin prej 7,75 milion euro. Sipas fjalëve të kryetarit të komunës Fatmir Gjeka, buxheti i sivjetmë është real dhe i realizueshëm.

Këshilltarët e opozitës kishin më së shumti vërejtje në alokimet për sport, kulturë dhe bujqësi. “Edhe pse me buxhet është parashikuar që për këto qëllime të ndahen më shumë se vitin e kaluar, kjo është e pamjaftueshme”,tha këshilltarja e Unionit demokratik të Shqiptarëve.

Në propozimin e saj, 20 mijë euro këtë vit do të ndahen për përmirësimin e kushteve në muzeun Arkeologjik në qytetin e vjetër.

Kuvendi, përveç tjerash, solli vendimin që nga pagesa e komunalive të lirohet Medreseja e femrave e cila duhet të ndërtohet në Fushën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi