Në mbledhjen e sotme të Kuvendit komunal janë zgjedhur anëtarët e ndërmarrjeve publike themelues i të cilëve është vetëqeverisja lokale.
Kryetari i Këshillit drejtues të Qendrës për kulturë do të jetë Hajrullah Hajdari, “Ujësjellës dhe kanalizime” Selatin Maraj, Veprimtari komunale Amir Hollaj, derisa në krye të Këshillit drejtues në ndërmarrjen publike “Për kultivimin dhe ruajtjen e egërsirave” do të jetë Asim Resulbegu.
Këshilltarët e opozitës kanë protestuan për shkak të mungesës së transmetimit direkt në TV, si dhe kanë theksuar që seanca e sotme është e paligjshme.
Pritet që në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit lokal, e cila do të mbahet në maj, të bihet vendimi që paga e anëtarëve të këshillave drejtues të jetë 150 euro në muaj, ndërsa e kryetarit 180.