Lideri i PD-së dhe i koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Fatmir Gjeka u zgjodh sot për kryetar të komunës së Ulqinit.
Për te votuan 17 këshilltar të Forcës, koalicionit të tij dhe Malit të Zi Pozitiv.
Për kundër kandidatin e tij Rexhep Taganoviq nga PDS kanë votuar 11 këshilltarë.
Gjeka pastaj bëri betimin dhe shprehu besimin që ky koalicion është zgjidhja më e mirë për komunën e Ulqinit.