Mbledhja e parë e Kuvendit komunal të Ulqinit në këtë vit do të mbahet më 16 qershor, mëson Portali Ul-info.
Pritet që këshilltarët me këtë rast të shqyrtojnë edhe llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës së Ulqinit për vitin e kaluar.
Këshilltarët e opozitës kanë deklaruar se akoma presin materialet për pikat e rendit të ditës, duke përfshirë këtu edhe raportin e revizorit për llogarinë përfundimtare.