KK URA: FLASIN PËR KURSIM, E VETES JA RRISIN PAGAT

URAKumtesë për opinion e Lëvizjes qytetare URA.

Që koalicioni i ri i gjerë në Ulqin është kreativë, tregon këto ditë me vendimin e parë të dërguar në Kuvend.

Me arsyetimin e stabilizimit të financave, kryetari i Komunës është kujtuar që të rrisë pagat për funksionarët lokal dhe kuadrot drejtuese për 50-70%!? Të gjitha këto derisa gojën e kanë të mbushur plotë me kursime dhe konsolidim të financave.

Pushteti lokal menjëherë në fillim të punës ka humbur ndjesinë për pozitën sociale të punëtorëve tjerë të punësuar në komunë dhe qytetarët sepse atyre ju rriten pak të ardhurat, disave madje edhe ju zvogëlohen. Në vend që të ndërmarrin masa për të rritur të ardhurat publike dhe të meritojnë pagat astronomike, pushteti lavdërohet si deri në ditën e sotme 70% e të gjithë shpenzimeve nga kredia!?

Si duket partnerët e koalicionit menjëherë janë pajtuar rreth parullës “të jetojmë më mirë”, por vetëm për vete, gjegjësisht funksionarët e partive drejtuese.

Ne nga KK LQ URA shprehim kundërshtimin tonë të ashpër kundër këtyre vendime skandaloze dhe të papërgjegjshme. Mendojmë që rritja e pagave duhet të shkojë gradualisht, në pajtim me mundësit financiare të Komunës dhe të vlejë për të gjithë të punësuarit njëjtë. Kjo rritje që e ideuan “shpëtimtarët” e Ulqinit vërteton që parimi i tyre i vetëm gjatë formimit të pushtetit ishte numri dhe lloji i karrigeve, derisa të tjerat nuk i interesojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi