KKSH: Informatë për studentet

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi informon të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin studimet e larta në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” se është hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinjë për vitin akademik 2023/2024.

Të gjitha të dhënat për procedurat e aplikimit, afatet dhe datat e provimeve pranuese, mund t’i gjeni në web faqen e UP-së “Hasan Prishtina” në vegzën (linkun) e poshtë shënuar:

Konkurs per pranimin e studenteve – Universiteti i Prishtines.pdf

Gjithashtu ju informojmë se me datë 14.07.2023 do të bëhet shpallja për disa plotesime të udhezimit për disa programe studimi si ekonomik, juridik etj.

Po ashtu ju informojmë se do të ketë edhe një afat plotësues të pranimeve në Universitetet Publike të Republikes së Kosovës në muajin shtator të ketij viti.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në adresat e Këshillit Kombetar çdo ditë pune permes e-mailit: knsh@t-com.me dhe kksh.mn@gmail.com si dhe ne numrin e tel: 030/ 401-302

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi