Të nderuar besimtarë të fesë islame!
Me përfundimin e muajit të Ramazanit, një periudhë e mbushur me përkushtim, reflektim dhe vepra të mira, kemi pasur mundësi të forcojmë lidhjen tonë shpirtërore dhe të tregojmë solidaritet me njëri-tjetrin.
Me ardhjen e Festës së Fitër Bajramit, kremtojmë një ditë që na bashkon në gëzim dhe mirënjohje, duke na kujtuar rëndësinë e mëshirës, faljes dhe kujdesit ndaj atyre që kanë nevojë. Është një festë që sjell afrim dhe harmoni në familje dhe në komunitet.
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, ju përcjellim urimet më të sinqerta: Gëzuar Fitër Bajramin!
Le tëjetë kjo festë e bekuar një burim paqeje, shëndeti dhe begatie për familjet tuaja.
Me respekt,
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi









