KKSH: Nika priti kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Faik Nika, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Enkel Rexhepin, të shoqëruar nga sekretari i Këshillit, Driton Bilali dhe Shkumbin Veliu, asambleist.

Në takim u bisedua për mundësitë dhe nevojen e bashkëpunimit ndërmjet dy Këshillave Kombëtare, shkëmbimin e përvojave pozitive, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, koordinimin e aktiviteteve në adresimin e çështjeve dhe kërkesave ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve.

Në përmbyllje të takimit, kryetarët e Këshillave u dakorduan për nisjen sa më parë të disa aktiviteteve të përbashkëta, si hap fillestar dhe inkurajues për bashkpunim të vazhdueshëm në sfidat e përbashkëta në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave tona kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi