Njoftohen kandidatët nga trojet se aplikimet për pranimet në ciklin e parë të studimeve (Bachelor), për vitin akademik 2026 – 2027, në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, do të zhvillohen në periudhën 02.09.2026 – 13.09.2026.
Aplikimet kryhen pranë Sekretarisë së Dekanit, në Fakultetin që mbulon programin e studimit.
Kandidati/ja paraqitet personalisht ose nëpërmjet një personi të autorizuar prej tij/saj dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kopje të dokumentit të lëshuar nga QSHA, që vërteton njohjen e diplomës së arsimit të mesëm të lartë, shoqëruar me kopje të listës së notave. Kandidatët që nuk kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit paraqesin vërtetimin e aplikimit pranë QSHA-së.
- Kopje të njehsuar me origjinalin (noterizuar në Republikën e Shqipërisë) dhe të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse dokumenti është në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatës së notave, ose diplomës/dëftesës së shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet përkatëse të vendit ku janë kryer studimet.
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
- Dy fotografi personale në format dokumentesh.
- Kopje të mandatpagesës pranë Zyrave të Postës Shqiptare.
- Formularin e aplikimit, sipas formatit të Shtojcës nr. 2 të Udhëzimit nr. 12, datë 30.06.2023. Plotësimi i formularit bëhet në prani të punonjëses së sekretarisë.
- Deklaratën sipas Shtojcës nr. 1.
Kandidatët e interesuar duhet të përgatisin dokumentacionin e kërkuar dhe të paraqiten pranë sekretarisë përkatëse të Fakultetit, brenda afatit të përcaktuar.
Afati i aplikimeve: 02.09.2026 – 13.09.2026.








