KKSH: NJOFTIM PËR MATURANTËT TË CILËT PLANIFIKOJNË TI NDJEKIN STUDIMET E LARTA NË UNIVERSITETET NË SHQIPËRI

Të gjithë maturantët shqiptarë në Mal të Zi të cilët studimet dëshirojnë që ti ndjekin në Universitetet publike ose private në Republikën e Shqipërisë, e kanë për detyrim që të bëjnë aplikimin për njohjen dhe njësimin e diplomës të shkollës së mesme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore – QShA, Tiranë. 

Dokumentet që duhen dorëzuar në QShA:

Ø  Formulari i aplikimit për njëvlefshmëri.

Ø  Fotokopja e dokumentit të identifikimit të aplikantit.

Ø  Kopja e përkthyer dhe e njësuar me origjinalin e dëftesave të të gjitha viteve të shkollimit dhe diplomës që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm të lartë jashtë vendit ose, në mungese të dëftesave, kopja e përkthyer dhe e njehsuar me origjinalin e listës së notave të arsimit të mesëm të lartë.

Dokumentet e paraqitura për njëvlefshmëri duhet të kenë vulën apostile të shtetit nga vijnë (Gjykata Themelore, Ulqin).

Noterizimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë zyreve të noterëve që ndodhën në Republikën e Shqipërisë.

Informacionin e detajuar mbi procedurat e aplikimit mund ta gjeni poashtu te formulari për aplikim për njesim diplome të shkollës së mesme, i cili gjendet bashkangjitur këtij njoftimi. 

Vërejtje: Dokumentacioni dërgohet te Qendra e Shërbimeve Arsimore në Tiranë, nëpërmjet shërbimit postar për arsye se nuk pranohet dorëzimi në mënyrë fizike dhe kjo procedurë sugjerohet të bëhet nga zyret postare që ndodhen në Republiken e Shqipërisë (lokacioni më i afërtë – nga qyteti i Shkodrës) për arsye se dërgimi i dokumentacionit nga Mali i Zi, vonon më shumë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u