Njoftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që duan të bëjnë regjistrimin në vitin e parë të studimeve në Republikën e Shqipërisë, se nga sivjet Qendra për Shërbime Arsimore (QSHA), krahas dokumenteve shkollore, kërkon që vula apostile në secilin nga dokumentet e kërkuara të përkthehet në gjuhën shqipe nga përkthyesi zyrtar dhe noterizohet brenda Republikës së Shqipërisë.
Vula APOSTILE e pa përkthyer dhe e pa vërtetuar nga noterët në Republikën e Shqipërisë nuk pranohet si e rregullt nga Qendra për Shërbime Arsimore në Tiranë, Shqipëri.
Të gjithë dokumentet duhen të dorëzohen përmes postës nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Me respekt,
KKSH









