KKSH për “Rastin Shas”: QYTETARËT TË RUAJNË QETËSINË DHE TË TREGOJNË MATURI

Faik Nika

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, informon opinionin publik lidhur me vizitën “liturgjike” të paralajmëruar nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, në lokalitetin arkeologjik të Shasit, për ç’rast e kemi informuar me shkresë zyrtare kryeministrin e Malit të Zi z. Dushko Markoviq, të cilit i kemi kërkuar të marrë masa.

Në shkresën drejtuar kryeministrit, Këshilli Kombëtar ka shprehur shqetësimet, qëndrimet dhe reagimin e popullit shqiptar në Malin e Zi lidhur me provokimet e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Serbe ndaj trashëgimisë kulturore dhe lokaliteteve arkeologjike në vendbanimeve shqiptare në Malin e Zi.

Po ashtu e kemi njoftuar edhe Drejtorinë e Policisë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e organeve të rendit në Komunën e Ulqinit, nga të cilët kemi marrë premtim se çdo gjë do të jetë nën kontrollin dhe mbikqyrjen e tyre dhe se nuk do të lejohen aktivitete brenda perimetrit të lokalitetit arkeologjik në qytetin e Shasit.

Këshilli Kombëtar iu bën apel të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë, të tregojnë maturi dhe të mos bien pre e provokimeve tendencioze, të cilat mund të plasohen në media dhe opinionin e gjerë si konflikte ndëretnike dhe ndërfetare e që mund të jetë edhe qëllimi kryesor i “manifestimeve” të tilla, të përsëritura.

Ne si popull kemi treguar durim e maturi edhe në raste e provokime më të rënda në të kaluarën, prandaj edhe këtë rast duhet të tregojmë nivelin tonë kulturor përmes qetësisë dhe pa provokime, sepse jemi të bindur se kështu i shërbejmë më së miri interesit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas