KKSH për regjistrim: Me krenari të deklaroni përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore

Me iniciativen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, të enjten në Podgoricë u mbajt një takim me përfaqësues politik shqiptar në Mal të Zi. Duke e pasur parasyshë që jemi në prag të fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe prones (Censusit) i cili pritet të mbahet nga data 1 deri me 15 nëntor 2023, procesi i cili për shqiptarët në Malin e Zi ka rëndësi të veçantë sidomos për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhës amëtare po ashtu edhe për ruajtjen e valorizimin e pronave tona shekullore.

Duke e ditur që ky proces zhvillohet çdo 10 vite, për ne Shqiptarët në Malin e Zi paraqet rëndësi të veçantë, sepse disa ligje në fuqi i referohen përqindjes së popullatës e në veçanti Ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare, siç janë; Ligji për perdorimim zyrtar në gjuhës shqipe, Ligji për simbolet e pakicave kombëtare, Ligji zgjedhor, përfaqësimi proporcional në institucionet publike, si dhe disa ligje të cilat trajtojnë politikat e ndryshme shtetërore që kanë të bëjnë me investimet publike dhe zhvillimin ekonomik, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.

Me qëllim të qasjes sa më efektive rreth këtyre çështjeve, Këshilli Kombëtar ka mbajtur këtë takim konsultativ me përfaqësuesit politik e intelektual, në mënyre që të koordinojmë veprimet në prag të procesit të regjistrimit (Censusit).

Qendrimi i shumicës së të pranishmëve në takim ka qenë që procesi i regjistrimit të popullësisë të shtyhet, deri në krijimin e kushteve më te mira administrativo-juridike si dhe parakushteve teknike që kanë të bëjnë me transparencen e vendimeve gjatë punimit të akteve ligjore e nënligjore, si dhe të formularëve dhe rregullorëve të ndryshme, gjatë hartimit të të cilave nuk ka marrë pjesë asnjë pjestar i popullit shqiptar. Në takim gjithashtu është propozuar që në Komisionin për perpunimin e të dhënave dhe informatave, të ketë dhe anëtarë të pakicës shqiptare.

Gjithashtu nga ky takim ju bëjmë apel të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi që me rastin e realizimit të regjistrimit të popullësisë dhe pronës në mënyrë aktive të marrin pjesë në proces dhe në mënyrë të lirë të deklarohen për identitetin e vet kombëtar dhe për gjuhën shqipe si gjuhë amëtare.

Thirje e veçantë nga ky takim shkon për shqiptarët në Mal të Zi të cilët përkohësisht ndodhen jashtë vendit por që kanë nënshtetësinë e Malit të Zi, që drejtëpërdrejtë të angazhohen në këtë proces dhe të regjistrohen, sepse rezultatet e regjistrimit paraqesin rëndësi vitale nga të cilat varen interesat kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi.
Në këtë proces ndër të tjera është më rendësi të veçantë të deklarohemi që jemi shqiptarë dhe gjuhë amëtare kemi gjuhën shqipe.

Ju ftojmë që me krenari të deklaroni përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore.

One Response

  1. Faleminderit shumë qe beni nje gjë te till, jam krenare që jam Shqipetare🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱Dhe kemi nje gjuhë shum te bukura Pershendetje nga Belgjika. Rabija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi