Në mbledhjen e fundit të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve e cila të enjten është mbajtur në Tuz është arritur përfundimi që Tuzi duhet të jetë komunë me të gjitha ingerencat, si të gjithë komunat tjera në vend, mëson Portali Ul-info. Është theksuar po ashtu që kjo gjë duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Në këtë mënyrë praktikisht është refuzuar propozimi i PDS-së dhe Partisë boshnjake që Tuzi të jetë komunë e pavarur, në kuadër të Podgoricës.
Ky propozim ndodhet në procedurë të Kuvendit të Malit të Zi dhe duhet të jetë në rend të ditës të mbledhjes së ardhshme të Parlamentit shtetëror.