KKSH: Reagim për situatën aktuale dhe kërcenimet ndaj Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat ef. Fejziq

KUMTESË PËR OPINION

 

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit pas incidentit të ndodhur ndërmjet disa qytetarëve të Malit të Zi dhe qytetarëve turq që jetojnë e punojnë në vend. Shprehim keqardhje për ngjarjen dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Jemi dëshmitarë të eskalimit të situatës në forma të papranueshme të gjuhës së urrejtjes, thirrjeve raciste dhe kërcënimeve, përfshirë ato të drejtuara ndaj Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, z. Rifat Fejziq.

Këshilli dënon ashpër çdo formë të intolerancës, dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, pavarësisht nga buron ajo. Këto akte dëmtojnë themelet e shtetit multietnik dhe harmoninë ndërfetare që përbën vlerë thelbësore të shoqërisë malazeze.

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe të drejtave të çdo qytetari.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve mbetet i përkushtuar ndaj vlerave të bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës, si dhe beson se vetëm përmes dialogut dhe sundimit të ligjit mund të ruajmë paqen dhe të ecim drejt integrimit evropian.

 

Kryetari i KKSH-së

Faik Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi