Këshilli Kombëtar i Shqiptarve në Malin e Zi me datë 14-15 qershor 2014 në Ulqin, në hotelin Otrant, do të organizoj seminarin me temë: “Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi”.
Në seminar do të diskutohet për problematikën e arsimit shqip në Malin e Zi, me fokus të veçantë në lëndët: Gjuhë shqipe e letërsi, histori, gjeografi, art muzikor, art figurativ dhe cikël u ulët nga klasa e I deri V.
Gjithashtu do të diskutohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me: Kornizat juridike, programet mësimore (korikulat), materialet ditaktike (tekstet shkollore), kuadri arsimor profesional, ndjekja e metodave bashkohore në mësimdhënie, harmonizimi i procesit mësimor parauniversitar të nxënsëve shqiptar në shtete të ndryshme etj.
Në seminar janë të ftuar përfaqësues të institucioneve të arsimit të Malit i Zi, Shqipërisë, Kosovës si dhe puntorët e arsimit nga këto vende.
Në ditën e parë të seminarit është paraparë të trajtohen problemet që ekzistojnë në arsimin shqip në Malin e Zi, të paraqitura nga vetë puntorët e arsimit, ndërsa ditën e dytë të seminarit do të jepen propozime dhe rekomandime për zgjidhjen e tyre.
Seminari fillon të shtunën në ora 10.00.