KKSh: Takim në mes të Këshillave Kombëtarë dhe Kryeministrit të Malit të Zi

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, së bashku me Kryetarët e Këshillave tjerë te pakicave nacionale, realizoi dje një takim me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe bashkëpunëtorët e tij, ku u fol rreth çështjes së regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi.

Qellimi i takimit ishte që një proces kaq i rëndesishëm në Malin e Zi duhet të zhvillohet në kushte  stabile politike, të jetë sa më gjithpërfshirës, transparent dhe i besueshëm nga të gjithë faktorët pjesmarrës në proces dhe sipas standartëve ndërkombëtarë.

Po ashtu Kryetari i Këshillit i parashtroi Kryeministrit, kërkesën për të egzistuar mundësia që Qeveria të punoj një platformë elektronike për regjistrimin e qytetarëve tanë të cilët përkohësisht janë me punë jashtë Malit të Zi, e që pothuajse të gjithë kanë shtëpitë dhe pronat e tyre këtu, duke marrë shembull modelet e shteteve të ndryshme të Bashkimit Europian apo shtetet e rajonit të cilët e kanë të përfshirë këtë pjesë të popullatës në proces.

Kryeministri Spajiq tha se Qeveria në mbledhjen e parë konstituive ka vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet për 1 muaj e që do të filloj nga data 31 nëntor 2023 dhe deklaroj që është i hapur për përfshirjen e të gjithë faktorëve të interesuar, në mënyre që ky proces të jetë sa më i besueshëm dhe sa më transparent nga të gjitha palët.

Në këtë proces kaq të rëndësishëm ne si Shqiptarë duhet të jemi të gatshem që të marrim pjesë të gjithë, si ne që jemi këtu si dhe bashkatdhetarët tanë që përkohësisht janë në diasporë të vijnë te regjistrohen, dhe me vëmendje të veçantë të deklarojmë përkatësinë kombëtare Shqiptare dhe Gjuhën Shqipe si gjuhë amtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…