KKSH: Të papranueshme veprimet e përsëritura të autoriteteve policore malazeze ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve

 

Faik NikaRasti i fundit, i ndodhur në festën tradicionale “Festa e Gështenjës” në Krajë, në të cilën është ndaluar dhe procesuar një shqiptar për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar, tregon qartë fytyrën e vërtetë të disa pjesëtarëve të autoriteteve policore malazeze, të cilët shfrytëzojnë rastet dhe hapësirat ligjore “kundërvënieve” (kolizionin) e ligjeve në Malin e Zi për të shprehur animuzitetin që kanë ndaj simboleve dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Edhe pse shpalosja e simboleve, të cilat shprehin identitetin kombëtar të pakicave që jetojnë në Malin e Zi është e drejtë e garantuar në Kushtetutën e Malit të Zi, edhe pse Ligji aktual në fuqi për përdorimin e simboleve kombëtare e lejon përdorimin e lirë të simboleve në manifestime dhe organizime private, edhe pse Këshilli Kombëtar në dy raste në vitin 2012 dhe 2014 e ka informuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi hollësisht se cili është simboli, gjegjësisht flamuri kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi, për disa zyrtarë të policisë malazeze kjo shpalosje e identitetit krijon problem dhe këta zyrtarë e shfrytëzojnë nenin famëkeq 23 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, sipas të cilit denohen personat që shpalosin simbolin e një shteti tjetër brenda Malit të Zi.

Këshilli Kombëtar për rastin në fjalë do të informojë përfaqësitë diplomatike në Malin e Zi dhe do të shprehë qëndrimin e tij, duke cilësuar se këto veprime i vlerëson si shkelje të të drejtave kombëtare të pakicës shqiptare në Malin e Zi, në shkelje me Kushtetutën, Ligjin dhe konventat ndërkombëtare, të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut dhe pakicave.

Qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë është se nuk ka, as nuk do të ketë pushtet në Malin e Zi që do t’i frikësojë shqiptarët në shpalosjen e identitetit të vet kombëtar përmes simboleve nacionale edhe përkundër tendencave të herëpashershme për provokime dhe frikësime.

Shqiptarët në Malin e Zi janë popull autokton, të cilët do të ruajn dhe shpalosin identitetin e vet kombëtar me çdo kusht e në çdo situatë pa cënuar askënd dhe nuk lejojnë të nënshtrohen, t’i krijohet presion, të manipulohen e ngjashëm. Këshilli Kombëtar do të qëndrojë krah çdo atdhetari që don të shprehë identitetin e vet kombëtar, me të gjitha format dhe mjetet demokratike.

Ne do të vazhdojmë me shpalosjen e flamurit kombëtar, sepse jemi në ditët më madhështore për kombin shqiptar, festën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do