KKSH, UDSH: URIM PËR DITËN E FLAMURIT

Genci Nimanbegu28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të Skënderbeut, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.

Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.

Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe në atë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.

Uroj që urat lidhëse të krijuara midis shqiptarëve të trevave të ndryshme, të bëhen më të numërta dhe të kosmopolitenizohen, ashtu siç është bërë tradicionale Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër, e cila bashkon të gjithë popujt vullnetmirë.

Urime!

Urim për festën e Flamurit 28 NëntoriUnioni Demokratik i Shqiptarëve iu uron festën e madhe gjithëkombëtare ,,Ditën e Flamurit” të gjithë shqiptareve kudo që janë.

Ne shqiptarët na bashkon gjithçka dhe nuk na ndan asgjë. Na bashkon gjaku, gjuha, flamuri dhe identiteti i njëjtë, na bashkon historia dhe vlerat kombëtare.

Kjo ditë krenarie, le të na gjejë të bashkuar dhe le të frymëzohemi të gjithë për të punuar edhe më shumë për një të ardhme edhe më të mirë të popullit tonë.

Të gjithë popullit shqiptar në mbarë Botën i urojmë  festën e 28 Nëntorit ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë , gjegjësisht ditën e Flamurit.

Zoti e bekoftë  Flamurin dhe shqiptaret kudo që janë !

 

 

 

 

 

    Shërbimi informativ të UDSH-së

                                                                      

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi