KKSH: URIME PËR FESTËN E PASHKËVE

Genci NimanbeguKryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Zt. Genci Nimanbegu uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

I nderuari Arqipeshkvi i Tivarit, Imzot Zef Gashi,

I nderuar Ipeshkvi i Kotorrit Imzot Ilija Janjiq ,

te nderuar klerikë dhe besimtarë të konfesionit katolik,

I nderuar popull shqiptar,  dëshiroj dhe uroj që festa e Pashkëve të jetë festë për të gjithë ne, të dërgojmë mesazhe urimi, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të respektojmë njëri tjetrin, ashtu siç e don  tradita shqiptare.

Harmonia dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët është vlerë e paçmuar e popullit tonë,  është ambasadore e kulturës dhe virtytit tonë në botë, të cilën popuj dhe kombe të ndryshme e shohin me kërshëri dhe dëshirojnë ta mësojnë nga ne. Ne që e kemi  duhet ta trashigojmë në brezat që vijnë.

Le të shërbej kjo festë si shenjë mirkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve,

Në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoj, ju uroj Gëzuar Pashkët !

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bashkësia Islame: TË SHTUNËN DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT
Bashkësia Islame: TË SHTUNËN DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT

  E shtuna e 9 korrikut është dita e parë e Kurban apo Haxhi Bajramit, është kumtuar nga Bashkësia Islame. Një ditë më parë, e premte, është dita e Arefatit, sipas besimit islam, një nga ditët më

Skena verore – Ulqin 2022: FILLOI FESTIVALI I KULTURËS SË ULQINIT
Skena verore – Ulqin 2022: FILLOI FESTIVALI I KULTURËS SË ULQINIT

Në Molen e Madhe, nën muret e Kalasë, të martën u shënua solemnisht fillimi i Skenës verore së 35-të me radhë. Ky festival kulturor do të mbahet deri në fund të gushtit dhe në program ka një sërë përmbajtjesh

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko