KKSH: VIZITË NË MINISTRINË E ARSIMIT NË TIRANË

Ditën e hëne, me 21.07.2014 Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi Genci Nimanbegu, Sekretari Faik Nika, të shoqëruar nga përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë në Malin e Zi  Z. Lirim Ujka, ishin në vizitë pune në Ministrin e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë ku u priten nga Drejtoresha e Kabinetit Adriana Berberi dhe Drejtoresha e Arsimit të Lartë dhe Shkencës Linda Pustina.KKSH, Genci NimanbeguTakimi është organizuar enkas për çështjen e regjistrimit të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në universitetet e Shqipërisë për vitin akademik 2014/15, në takim është diskutuar për procedurat e regjistrimit, programet e studimit, kërkesat për kuota dhe në përgjithësi për çështjet e arsimit shqip në Malin e Zi.

Konstatojmë se takimi është zhvilluar në një frymë mjaft pozitive dhe miqësore, parimisht është rënë dakort për koordinimin e veprimeve dhe intensifikimin e kontakteve ndërmjet Këshillit, Ministrisë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Malin e Zi, për procesin e regjistrimit të studenteve për vitin që vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi