KKSH: VIZITË ZYRTARE NË PRISHTINË

Faik NikaPërfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Ministrisë së Arsimit, në kuadër te vizitës zyrtare në Prishtinë, zhvilluan disa takime në institucionet e Republikës së Kosovës. Delegacioni i shqiptarëve nga Mali i Zi përbëhej nga: Kryetari i Këshillit Kombëtar Faik Nika, sekretari Lindon Gjelaj, drejtori i Drejtorisë për Arsimin e Pakicave në Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi Marash Dukaj dhe anëtaret e Komisionit për Arsim pranë Këshillit Kombëtar, Adriana Hoxha dhe Jeta Hasangjekaj.

Fillimisht delegacioni zhvilloi takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku u prit nga ministri Shyqiri Bytyqi me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për çeshtjen e kuotave në Universitetin e Prishtinës për kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi, veçimi i tyre në kolonë të veçantë, rritja e numrit, shqyrtimi i mundësisë për njohjen dhe ekuivalentimin e provimit të maturës shtetrore, nevoja e asistimit me mjete mësimore, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe, nevoja e përshpejtimit të procedurave të nostrifikimit të diplomave etj.

Takimi i rradhës është  zhvilluar me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku dhe bashkëpunëtorët e tij dhe është biseduar për mundësinë e furnizimit me literaturë në gjuhën shqipe për bibliotekat  e shkollave, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe po ashtu, furnizimi i bibliotekave të qyteteve si: Ulqini, Tuzi dhe Plava. U diskutua edhe për bashkëpunimin për hartimin e një bibliografie të veprave në gjuhën shqipe, të botuara në Mal të Zi.

Takim i një rëndësie të veçantë është zhvilluar me zv. Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, në të cilin  është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor më shqiptarët në Mal të Zi me qëllim promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Takimin përmbyllës delegacioni e zhvilloi në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, në të cilin është mirëpritur nga rektori Marjan Dema, me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për kuotat në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi, njohja e provimit të maturës së kandidatëve nga Mali i Zi që i nënshtrohen provimit pranues, përshpejtimi i procedurave të njohjes së diplomave etj.

Organizimi i këtyre takimeve vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer institucional me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do