Të dielën në komunë të Ulqinit po përsëriten zgjedhjet në dy vendvotime, 13 (Darzë) dhe 34 (Ndërmarrja komunale).
Siç thanë për Portalin Ul-info nga Komisioni Komunal Zgjedhor, deri në ora 12 të drejtën e votës e shfrytëzuan 340 qytetarë, ose 27 për qind të votuesve të regjistruar në regjistër në këto dy vendvotime.
Përndryshe, në Darzë janë të regjistruar 339, ndërsa në Komunalje 904 votues. Para dy javësh në këto vendvotime gjithsej votuan 704, që paraqet rreth 57 për qind të votuesve të regjistruar.