Deri mbrëmë në ora 24, Komisionit komunal zgjedhor në Ulqin janë dorëzuar nëntë lista me kandidatët për këshilltar për zgjedhjet e ardhshme me 26 janar, është lajmëruar Portalit UL-info në këtë institucion.
Siç na tha kryetari i KKZ Jakup Murati të gjitha listat janë konfirmuar. “Bëhet fjalë për tetë lista të pavarura dhe një koalicion”, shtoi ai.
Listat zgjedhore i dorëzuan Partia socialiste popullore, Mali i Zi Pozitiv, Partia socialdemokrate, Unioni demokratik i Shqiptarëve, Fronti demokratik, Parti demokratike e socialistëve, Forca e re demokratike, Partia Boshnjake dhe Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, të cilin e përbëjnë Partia demokratike, Lëvizja qytetare “Perspektiva” dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi.