Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) vendosi në mbledhjen e të enjtes që të mos pranojë ankesat e Demokratëve për përsëritje zgjedhjesh në dy vendvotime në komunë të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Nuk u pranua as ankesa e Partisë socialdemokrate që të anulohet votimi në vendvotimin numër 1.
Vendimet e KKZ u sollën me shumicë votash.
Pritet që ankesat në vendimin e sotëm të KKZ-së të dërgohen në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.