Anëtari i Partisë demokratike të socialistëve, Pjetër Lulgjuraj, është kryetari i ri i Komisionit komunal zgjedhor (KKZ), është vendosur në mbledhjen e Parlamentit lokal në Ulqin.
Me Lulgjurajn PDS-ja do të ketë edhe një anëtar në përbërjen e përhershme të KKZ-së, Pranvera Suliqen.
Për sekretar të Komisionit u zgjodh Allmir Mollabeqiroviq nga Forca, derisa anëtar i Komisionit është Besmir Murati po ashtu nga kjo parti.
Nga Partia demokratike anëtar i komisionit është Qazim Çaushi, ndërsa Unionin demokratik të Shqiptarëve e përfaqëson Hasan Gjoni.