Komisionit komunal zgjedhore në Ulqin sot, saktësisht në mesditë, është dorëzuar lista e pare për këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Listën e dorëzoi Partia socialiste popullore e Malit të Zi – Për Ulqinin më të mirë – edhe fjala edhe vepra. Në të gjenden 33 kandidat për këshilltarë, ndërsa bartësi i listës është kryetari i Këshillit komunal i kësaj parti Andrija Qetkoviq.
Ai tha që pret rezultat të mirë dhe shtoi që PSP gjithmonë ka vendosur në vend të parë interesat e Ulqinit dhe të gjithë qytetarëve tjerë të kësaj komunë pavarësisht në përkatësinë nacionale, fetare apo cilën do tjetër.
“PSP” në këto zgjedhje do të ketë përqindje më të madhe të rritjes së përkrahjes së zgjedhësve për arsye se idetë e saja janë superiore në krahasim me idetë tjera politike në Ulqin, për arsye se PSP-në në Ulqin e përfaqësojnë njerëzit e guximshëm, të aftë, të suksesshëm, të vyeshëm, të mirë dhe tolerant”, tha ai duke shtuar që në mbledhjen e fundit të Këshillit komunal është formuar Shtabi kryesor zgjedhor dhe është miratuar Programi zgjedhor.