Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga darka e djeshme në Lubjanë të Sllovenisë, ku pjesë e këtij takimi qe edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.
Në pamjet të cilat mund të shihen në fotografi, ndahet një moment ku Rama dhe Kurti përshëndeten mes vete me një shtrëngim duarsh pasuar edhe me të qeshura, transmeton Klankosova.tv.
Aty shihet edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili duket ta kishte rolin e ndërmjetësuesit për pajtimin Kurti-Rama!