Sot rreth orës 14,30 makina e tipit “golf 5”, të cilën e drejtonte Jetmir Cukoviq, ka rënë në kanionin e përroit Kllezna, të thellë 12 metër, mëson Portali Ul-info.
Në këtë aksident është lënduar pronari i automjetit dhe një person tjetër i cili ishte bashkë me të në makinë.
Në vendngjarje shpejt kanë mbërritur përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe Urgjencës së Ulqinit, të cilët ia dhanë ndihmën e parë të lënduarve dhe i transportuan në Spitalin e Tivarit.








