Klubi i Karatesë “Ulqini & Ana e Malit”: FITUAM 12 MEDALJE NË TETOVË

Më 22.09.2024, Klubi i Karatesë “Ulqini & Ana e Malit” mori pjesë në turneun ndërkombëtare të karatesë “Tetova Open 2024” në Tetovë.
12 MEDALJE PËR KK “ULQINI”
– Në Turneun Ndërkombëtar “Tetova Open 2024”, në të cilin morën pjesë 45 klube nga 6 shtete KK “Ulqini” u rendit i pesti në renditjen e përgjithshme.
Garuesit e KK “Ulqini” arritën të kurorëzohen me 12 medalje: 6 të arta, 1 të argjendta dhe 5 të bronzta.
FITUESIT E MEDALJEVE NË DISIPLINAT INDIVIDUALE KATA DHE LUFTËRA:
1. Emira Gjoni🥇🥇🏆🏆
2. Tarik Nikeziq🥇🏆🥉
3. Neira Kollari 🥇🏆
4. Uzejr Sella🥈
5. Arlinda Gjeloshi 🥉🥉
6. Edonis Kraja 🥉
7. Qazim Gjeloshi 🥉
FITUESIT E MEDALJEVE NË DISIPLINAT EKIPORE KATA:
DY EKIPET NË KATA U SHPALLËN KAMPIONË TË TURNEUT🏆🏆🥇🥇
1. Kata ekipore vajzat 12-13 vjeçe në përbërje: Emira Gjoni🥇Neira Kollari🥇 Arlinda Gjeloshi🥇 të cilat u kurorëzuan me nga një medalje të artë duke u shpallur kampione të Turneut.
2. Kata ekipore djemtë 12-13 vjeç në përbërje: Tarik Nikeziq🥇Edonis Kraja🥇Qazim Gjeloshi🥇Uzejr Sella🥇, të cilët u kurorëzuan me nga një medalje të artë duke u shpallur kampionë të Turneut.
Falënderojmë organizatorët e turneut për mikpritje dhe i përgëzojmë për organizimin e shkëlqyer të turneut.
Në veçanti falënderojmë SHPK “Veprimtaritë Komunale” me drejtor Senad Kollarin dhe “Nikeza Tours”, falë të cilëve u mundësua pjesëmarrja e klubit në këtë turne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin