Gjatë fundjavës së ardhshme do të mbahet turneu për kategoritë e reja të gjeneratave 2005/2006, në sallën e Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”, nën organizimin e Klubit të Basketbollit “Ulqin 1976”.
Në turne përveç skuadrës vendase, marrin pjesë edhe KB “Mediteran 1” dhe KB “Mediteran 2”, të dyja nga Tivari, si dhe KB “Sutomore”.
Gara do të mbahet të shtunën dhe të dielën, me fillim në ora 10.
“Lusim publikun që të vijë në numër sa më të madh dhe të përkrahë shpresat e reja të klubit tonë”, thonë nga KB “Ulqini”.