Klubi i Taekwondo-së Ulqin: SARA KRAJA FITON MEDALJE ARI NË TIRANË

Gjatë vikendit me datë 02-03.10.2021 në Tiranë u mbajt turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së i nivelit G1-E1. i organizuar nga Federata e Taekwondo-së së Shqipërisë, nën delegimin e federatës botërore. Nivelit G1-E1 ka të bëjë me grumbullimin e pikëve që shërben për renditje në rang listën botërore. Në këtë aktivitet të Taekwondo-së u paraqitën mbi 1100 sportist, 120 ekipe nga 40 vende. Ulqini u prezantu me 4 sportiste. Sportistja Sara Kraja arriti të fitoj katër ndeshje dhe u shpall kampione në kategorinë kadet -55kg dhe duke fituar medaljen e artë.
Nga ekipi i Ulqinit ishin edhe 3 sportiste tjera Arta Ismailaga e cila ishte shumë afër fitores por në round e 4-të ndalet me pikën e artë (golden point). Po ashtu Merisa Malokraja dhe Amella Nuti ndonëse patën një paraqitje të mirë, nuk arritën të korrin sukses. Kjo ishte paraqitje e tyre e parë në nivelin G1-E1. Sara Kraja me 4 fitore dhe medalje të artë arrin ti sigurojë vetes pikë shumë të vlefshme të cilat do ti shërbejnë për ngritjen në rang listën Evropiane dhe Botërore.
Turneu tjetër i këtij niveli do të mbahet në Podgoricë pas dy javëve.
Sportistëve nga Ulqini ju urojmë sukses në këtë rrugëtim e cila çon drejtë lojërave olimpike, se sa do afrohemi ne, mbetet të shihet në vitet në vijim.
Falënderojmë prindërit për përkrahje maksimale si dhe sponsorët që na lehtësuan pjesëmarrjen në këtë aktivitet të këtij niveli ku vetëm pjesëmarrja kushton 120euro.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…