Nga Klubi Rotari Ulqin thanë se në bashkëpunim me klubet rotari nga rajoni anglez Sautempton tash 18 vite, tradicionalisht para Vitit të Ri, ndajnë paketat shoebox në Ulqin dhe i shpërndajnë nëpër tërë Malin e Zi.
“Për shkak të situatës epidemiologjike në botë, njoftojmë opinionin se ndarja e paketave do të bëhet në fillim të janarit të vitit të ardhshëm”, thuhet nga kjo organizatë.
Siç shtohet, opinioni do të njoftohet në kohë për informatat më të hollësishme.