Klubit i Karatesë “Ulqini”: TARIK NIKEZIQ DHE MIA PRELEVIQ KAMPIONË TË MALIT TË ZI

Të dielën, më 27 prill 2025 në Kollashin u mbajt Kampionati i Karatesë së Malit të Zi për të Rinj në kata individuale dhe ekipore dhe në luftëra individuale.

Kampionë të Malit të Zi u shpallën Tarik Nikeziq kata individuale dhe Mia Preleviq luftëra individuale +50 kg.

Nënkampione të Malit të Zi në disiplinën individuale u shpallën Irsi Shabanoviq kata dhe Erina Nikoviq luftëra +50 kg.

Nënkampione të Malit të Zi në disiplinën kata ekipore u shpallën 2 ekipe:

  1. Ekipi 2014/2015 në përbërje: Irsi Shabanoviq, Arnisa Gjençiq, Leana Kovaçeviq dhe Valbona Paleviq;
  2. Ekipi 2016/2017 në përbërje: Elif Selloviq, Lijana Llolla, Reina Peroviq dhe Amra Zeneloviq.

Me medalje të bronztë në disiplinën individuale u kurorëzuan Valbona Paleviq luftëra -37 kg dhe Jetmir Cucoviq  kata.

Përveç garuesve që u kurorëzuan me medalje, për Kampionat Ballkanik u kualifikuan edhe këta garues: Neira Pelinku, Arbër Boci, Rumejsa Peroviq, Amar Muriq, Uzejr Selloviq dhe Omer Tufiq.

Në këtë Kampionat morën pjesë 40 klube me 462 garues me 603 paraqitje dhe 40 ekipe.

Në bazë të rezultateve, 18 garues nga Klubi i Karatesë “Ulqini” u kualifikuan duke fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik si pjesëtarë të Përfaqësueses së Malit të Zi, i cili do të mbahet më 30 maj – 1 qershor 2025 në Tivar.

Falënderojmë Komunën e Ulqinit, “Nikeza Tours” me pronarë Enes dhe Edin Nikeziq, si dhe prindërit e fëmijëve, falë të cilëve u mundësua pjesëmarrja e klubit në këtë Kampionat.

Në veçanti falënderojmë Fondin Humanitar Shqiptaro – Amerikan “Trojet Tona” dhe „Hajdari Family“ për përkrahjen e vazhdueshme në Anë të Malit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi