Knezheviq iu përgjigj Cungut: PSE HESHTËT DERI TANI?

CunguGazetari i të përditshmes “Dan” Milan Knezheviq ka deklaruar që objektivisht ka informuar publikun mbi hetimin të cilin, në bazë të padisë së MANS-it, e me kërkesë të Prokurorisë themelore, e kryen policia e Ulqinit ndaj ish kryetarit të komunës Nazif Cungu.

Cungu akuzoi dje “Dan-in” për senzacionalizëm dhe tentativë të “diskreditimit të partisë më të fortë shqiptare në Mal të Zi”.

“Në vend që tenton, pa mjeshtri, sipas parimit të motos së njohur “sulmi është mbrojtja më e mirë”, të akuzoi “Dan-in” për problemin në të cilin u gjend, për ish kryetarin më mirë do të ishte të shpjegojë pse u deshën më shumë se dy vite, të “dakordoi” me bujqit pagesën e dëmit, sepse në atë funksion erdhi me 22 shtator të vitit 2011, ndërsa padinë, siç pranon vet, e gjeti me ardhjen në pushtet”, tha Knezheviq dhe thekson që është indikative që marrëveshja është arrit, e një pjesë e parave është paguar pikërisht para zgjedhjeve të sivjetme lokale.

Knezheviq pyet Cungun pse ka heshtur deri tanë që 50 mijë euro, të paguara prej Ministrisë së financave, në emër të pagesës së dëmit nga përmbytjet, asnjëherë nuk kanë mbërritur deri tek përdoruesit. “Ish kryetari duhet të dijë që fshehja e veprës penale është po ashtu vepër penale. Por, le të merren me këtë ato që kanë këtë punë. Puna jonë është që objektivisht të informojmë opinionin, të krijojmë titujt, e këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen, pavarësisht dëshirës patologjike të disa politikanëve, të merren me politikën redaktuese të medieve të pavarura”, përfundohet në reagimin e gazetarit Knezheviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi