Këshilli Nacional i Shqiptarëve, më datë 15.11.2013, në mbledhjen e vet konstituive, njëzëri me votim të fshehtë, për sekretar ka zgjedhur Faik Niken, u kumtua nga ky institucion.
Nika është këshilltar i Forces së re demokratike në Parlamentin e Ulqinit.
Në këtë mbledhje të KNSH-së është formuar edhe Komisioni për plotësimin dhe ndryshimin e statutit dhe rregullores së punës të këtij institucioni në përbërje prej pesë anëtarëve.









