KNSH: KUMTESË PËR OPINION

Genci NimanbeguKëshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi me rastin e fëstës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, këtë datë të rëndësishme këtë vitë do ta shënojë në Krajë/Ostros.

Aktivitetet e KNSH-se fillojnë me vizitë në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti  Skenderbeu” nga anëtarët e Këshillit dhe drejtorët e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Po atë ditë në Krajë për herë të parë do të mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi në të cilën mbledhje përveç pikave të caktuara të Këshillit do të diskutohen edhe tema të cilat kanë të bëjnë me Krajen.

Gjithashtu në mënyrë të organizuar anëtarët e Këshillit së bashku me drejtorët dhe mësimdhënësit do të ndjekin shfaqjen teatrale të përgatitur nga mësuesit dhe nxënësite Sh.F. Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Kryetari, Genc Nimanbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi