KNSH: URIM PËR DITËN E MËSUESIT

Të nderuar mësimdhënës, ju që me përkushtimi dhe punën tuaj vazhduat rrugën e nisur nga Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi dhe shumë të tjerë të cilët me shumë mund e sakrifica hapen shkollën e parë shqipe në Korçë me 7 mars të vitit 1887.

Falë punës tuaj mundësuat që kombi shqiptarë edhe pse i ndarë në shumë shtete, ende vazhdon të mendoj, flasë e shkruaj shqip.

E dimë se puna dhe sakrifica juaj kurr nuk kanë qenë të shpërblyera sa duhet, mirëpo ju jeni të vetëdijshem se keni një mision fisnik përpara.Keshilli-Nacional-i-Shqiptareve-logoPrandaj në emër të Këshillit Nacional dhe të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi, ju ftoj që ta vazhdoni me përkushtim punën tuaj fisnike, të edukoni brezat e rinjë me frymën kombëtare, me dashurin për dituri, liri dhe qytetari.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi ju uron të gjithëve gëzuar 7 marsin ditën tuaj më të veçantë, duke ju kujtuar se tek Këshilli Nacional i Shqiptarëve do të gjeni gjithmonë mbështetje.

Edhe njëherë gëzuar !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi