Koalicioni “Me një qëllim”: HAJDINAGA BISEDOI ME BREGUN, VJEN EDHE TOPI

majlinda-1Kryetarja e Këshillit për integrime në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe deputetja e Partisë demokratike opozitare Majlinda Bregu ka qëndruar sot në Ulqin, njoftohet nga Koalicioni shqiptar “Me një qëllim”.

Ajo bisedoi me bartësin e listës së këtij koalicioni Gëzim Hajdinagën për statusin e Shqiptarëve në Mal të Zi, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, integrimet euroatlantike të vendeve të regjionit, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi.

Përndryshe, Bregu ishte ministre për integrime e Shqipërisë në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2013.

Siç thuhet, deri në fund të kësaj jave Hajdinaga do të presë edhe ish kryetarin e Shqipërisë dhe politikanin e njohur prof. dr. Bamir Topin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…