Koalicioni “Me një qëllim”: MBAHET TUBIMI NË KATËRKOLLË, SOT NË ULQIN

ana-2-1Koalicioni shqiptar “Me një qëllim” mbajti të enjten në mbrëmje tubimin promovues në stadium në Katërkollë.

Para disa qindra qytetarëve folën drejtuesit e këtij koalicion, të cilin e përbëjnë Partia demokratike, Iniciativa qytetare, Lidhja demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja qytetare Perspektiva.

Ato ftuan popullin e zonës së Anës së Malit që masovikisht të votojnë këtë koalicion, sepse përbërësit e tij, siç theksuan, më së shumti kanë bërë për to, jetojnë me to dhe më së miri i dinë nevojat, interesat dhe dëshirat e tyre.

Tubimi i fundit promovues i këtij koalicioni do të mbahet sonte në Qendrën kulturore në Ulqin, me fillim në ora 19.image-0-02-05-b67f49ce961b56d7bb9c8b37c0353d1526c17aa2217f030a4e93456cdd44ffe7-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…