Partia demokratike e Fatmir Gjekes do të prijë në zgjedhjet e ardhshme lokale koalicionin e gjerë të partive. Ajo ka arritur marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët me Iniciativën qytetare „Perspektiva“ të Amir Hollajt dhe Partinë e prosperitetit demokratik të Ali Rexhës.
Marrëveshje të ngjashme që para zgjedhjeve parlamentare, në tetor të vitit të kaluar, është arritur me Lidhjen demokratike në Mal të Zi të Mehmet Bardhit, që do të thotë që në këtë aleancë parazgjedhore do të jenë katër grupacione politike.
Në këtë koalicion presin që në zgjedhjet e 26 janarit të fitojnë numrin më të madh të këshilltarëve.